Google ADS

Ushtrimet e përditshme janë të dëmshme

20:20 | 10 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Ndjeheni të lodhur shumicën e kohës? Sigurisht e keni nga ushtrimet e tepërta.

Sipas ekspertëve kanadez, ushtrimet e shumta mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin tuaj, transmeton portali arbresh.info

Shumica e njerëzve marrin goditje gjatë ushtrimeve të tepërta dhe gjithnjë e më shumë fokusohen vetëm te humbja e peshës.

Por ja cilat rreziqet?

Rreziku i ushtrimeve të tepërta fizike mund të sjellë mosfunksion të gjëndrës tiroide. Nëse tiroidet nuk prodhojnë sasi normale të hormoneve, sistemet e brendshme të trupit mund të lëkunden dhe mund të dërgojnë në sëmundje të ndryshme, si problemet me fertilitet, sëmundjet e zemrës dhe obeziteti.

Në shumicën e rasteve, gjatë ushtrimeve të shpeshta humbisni një pjesë të madhe të kalorive, kështuqë më tutje mund të përballeni edhe me sëmundjen e diabetit.

Gjithashtu, ushtrimet e tepërta fizike mund të ju bëjnë më të prekshëm ndaj infeksioneve dhe viruseve.

Sipas ekspertëve ushtrimet e përditshme ulin sistemin tuaj imunitar dhe trupi juaj nuk funksionin në gjendje normale.

Ekspertët kanadezë këshillojnë që ushtrimet fizike duhet të bëhen të paktën 3 herë në javë, në mënyrë që trupi të ruaj gjendjen normale të shëndetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme