Policia e Fierit ka arritur të zbardhë një vrasje të ndodhur rreth një vit më parë, duke vënë në pranga dhe autorin e dyshuar. Ngjarja ka ndodhur nëntorin e kaluar ku trupi i pajetë i Shefo Duraj, 57 vjeç, teknolog në uzinën e Ballshit u gjet nga një bari në pyllin e fshatit Kalenjë të Mallakastrës.
Ai u kishte thënë familjarëve se do të shkonte në Gjerbës të Skraparit për një rast vdekjeje, po nuk ishte kthyer më. Policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes duke ndaluar autorin e dyshuar Feti Yzeiraj, 41 vjeç nga fshati Aranitas i Mallakastrës, transmeton tch.
Shkak dyshohet hakmarrja, pasi babai i viktimës ka vrarë gjyshin e autorit, ngjarje e ndodhur 49 vite me pare, me 1968. Ndaj tij është nxjerrë urdhri i ndalimit për veprën penale vrasje me dashje teksa në cilësinë e provës materiale atij i është gjetur celulari i viktimës. Vijon puna për gjetjen e provave të tjera materiale dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë