Nga orët e mëngjesit të së martës, familjarë e miq pritnin njerëz të ndryshëm që vinin për ngushëllime në familjen Provoliu të fshatit me të njëjtin emër të komunës së Kaçanikut.
Kësaj familjeje pasditen e së hënës i vdiq djali i saj 27-vjeçar, derisa ishte duke punuar roje për kompaninë Bechtel&Enka. Fillimisht u raportua si vdekje e dyshimtë në vendin e punës, por më pas u tha se vdiq nga sulmi në zemër.
Xhaxhai i të ndjerit thotë se ai kishte një muaj që kishte nisur punën si rojtar në këtë kompani dhe se nuk kanë vërejtur ndonjë shenjë se po vuante nga ndonjë sëmundje. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, i ndjeri kishte marrë rrugën për në Evropë përmes Serbisë, por nuk ia kishte arritur qëllimit.
Miq të familjes kanë rrëfyer për televizionin se Afet Provoliu ishte student i dalluar i stomatologjisë, por studimet i ndërpreu për shkak të problemeve ekonomike.
Njëri nga personat e afërt të familjes ka bërë të ditur se Afeti nuk ishte pajtuar me faktin se ai nuk po mund t’i ndiqte studimet dhe se një gjë e tillë e mërziste shumë.
Policia e Ferizajt ka konfirmuar rastin, duke thënë se i ndjeri ishte gjetur i alivanosur në vendin e punës në orët e hershme të mëngjesit të së martës. Ishte dërguar menjëherë në emergjencën e Ferizajt, ku mjeku kujdestar vetëm kishte konstatuar vdekjen.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...