Lorik Cana reagon në Facebook pas pensionimit (FOTO)

19:01 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i ka dhënë fund edhe zyrtarisht karrierës si futbollist të premten mbrëma në ndeshjen Shqipëri – Itali, shkruan arbresh.info.

Cana ka shkruar në rrjetin social Facebook duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen e madhe. “Të nderuar miq vëllezer e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjën time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekulluëshme , miqtë e mij, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkpunëtorët, tifozët dhe çdo Shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje . Zoti ju rujt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoft Atdheun tonë te dashur.

FALEMINDERIT për gjithë Juve.

Me respekt,

I Juaji Loriku”, shkruan Lorik Cana. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme