Google ADS

Tifozët e Liverpoolit kanë arsye për dëshpërim

18:36 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Futbollisti ofensiv i Liverpoolit, Sadio Mane, pritet të mungojë rreth gjashtë javë pas një lëndimi në muskujt e pasmë të kofshës.

25-vjeçari u lëndua në ndeshjen e përfaqësueses së Senegalit kundër Cape Verdes të shtunën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Mane do të jetë një mungesë e madhe për ekipin e Jurgen Klopp.

Të martën, klubi anglez ka bërë të ditur se nuk do ta ketë në dispozicion lojtarin për disa ndeshje të rëndësishme.

Sulmuesi Sadio Mane ka fituar çmimin Lojtari i Muajit në Premierë Ligë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme