Google ADS

Kthehen heronjtë e Kosovës U-19

18:16 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Nënpresidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti kanë pritur sot në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” një pjesë të ekspeditës së Kosovës U-19, e cila u kthye nga Austria, ku arriti sukses historik, duke kaluar në rrethin elitë të kualifikimeve për Evropianin 2019, njofton FFK e shkruan arbresh.info.

Pjesë e ekspeditës ishin anëtarët e KE të FFK-së, Luan Vokshi e Ilaz Mjaku, menaxheri Zgjim Sojeva, trajnerët Ramiz Krasniqi, Nazmi Rama e Xhelaledin Karabeg si dhe një pjesë e futbollistëve, pasi pjesa tjetër nga Vjena kanë udhëtuar drejt destinacioneve tjera, varësisht prej klubeve ku luajnë.

Me këtë rast nënpresidenti Agim Ademi dhe zv.sekretari i përgjithshëm e kanë përgëzuar përzgjedhësin Ramiz Krasniqi dhe futbollistët për paraqitjet e treguara në ndeshjet e zhvilluara në Austri, duke e vlerësuar kalimin në fazën tjetër të kualifikimeve sukses historik.

Ata uruan që kjo gjeneratë të vazhdojë rrugën e sukseseve për të dëshmuar edhe një herë se futbolli i Kosovës ka të ardhme të ndritur.

Të rikujtojmë se Kosova U19 zhvillojë tri ndeshje në kuadër të fazës së parë të eliminatoreve.

Në ndeshjen e parë humbi me rezultat të ngushtë nga Austria, 0:1, kurse më pas e mposhti Izraelin me rezultat 2:1 dhe Lituaninë, me rezultat bindës 3:0. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme