Google ADS

“Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën”

17:37 | 10 Tetor 2017
M. A.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary, njofton kumtesa qeveritare.

Gjatë takimit, Haradinaj theksoi se institucionet e Kosovës janë të interesuara që të vazhdojnë bashkëpunimin me Sllovakinë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Kreu i Qeverisë e njoftoi Batary për proceset që janë duke u zhvilluar në Kosovë, për programin qeverisës, procesin e integrimeve europiane, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë në avancimin e demokracisë dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary, e uroi kryeministrin Haradinaj për detyrën duke thënë se Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën, dhe do të vazhdojë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme