Shqipëria U 19 mendonte të kalonte më tej, por për këtë duhej një fitore me tre gola ndaj Norvegjisë, gjë që nuk ndodhi.
Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen, pasi realizuan që në minutën e 14-t me anë të Burbës, por festa nuk zgjati shumë. Miqtë me anë të Haland shënuan fillimisht golin e barazimit tre minuta më pas, ndërsa në minutën e 27- realizoi golin e dytë.
Seria e golave për Norvegjinë nuk ndalet, pasi Markoviç dhe Borhgrevnik realizuan edhe dy herë të tjera dhe pjesa e parë u mbyll 1-4.
Në fragmentin e dytë të lojës, Ostigard realizoi golin e pestë në minutën e 68-të dhe vetëm katër minuta më vonë Markoviç për miqtë shënoi golin e radhës.
Pedersen në minutën e 78-të realizoi golin e fundit të takimit dhe Shqipëria e mbylli me një humbje turpëruese në shtëpi me rezultatin 1-7.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin