Google ADS

Austria e mbështet Kosovën në fushën e ekonomisë

16:44 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, priti në takim njoftues ambasadorin austriak, Gernot Pfandler.

Pfandler e uroi ministrin Hasani për marrjen e detyrës së re në krye të MTI-së, me ç’rast e njoftoi për bashkëpunimin që shteti austriak ka pas në të kaluarën me shtetin e Kosovës në fushat që kanë të bëjnë me ekonomi, si dhe vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Me këtë rast, Hasani shprehu falënderimin e tij dhe të ministrisë që drejton për ndihmën e shtetit austriak në shtetndërtimin e Kosovës në përgjithësi e në zhvillimin ekonomik në veçanti.

Më tej,ministri i Tregtisë dhe Industrisë kërkoi nga ambasadori mbështetje që shteti austriak të jetë prezent me investitorë në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme