Sot në ora 09:00, njësitet policore të stacionit të Podujevës, kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Peran të Podujevës, ku me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore – dega Podujevë, është bërë bastisja e një shtëpie dhe lokaleve përcjellëse.
Në atë lokacion zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar: një Pushkë Automatike AK – 47, një revole e tipit Ecol Special, tre karikatorë si dhe rreth 100 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Lidhur me këtë rast në stacion është shoqëruar një person R.J i cili pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Një kontribut të çmuar në këtë aksion kanë dhënë edhe qytetarët, të cilët përveç rastit të sotëm në vazhdimësi kanë mbështetur me informacione Policinë e Kosovës.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?