Rreth një javë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën përmbyllëse të vizitës në vendin tonë rishikonte në territor pozitiv rritjen ekonomike përgjatë këtij viti, këto projeksione nuk reflektohen në projeksionet e ekonomisë globale të sapopublikuara nga institucioni.
Fondi Monetar Ndërkombëtar flet sërish për një rritje ekonomike pranë 3.7% përgjatë këtij viti, dhe jo më 3.9% siç deklaronte vetëm një javë më parë. Gjithsesi, kjo mund të jetë edhe efekt i mungesës së përditësimit, sesa i shkurtimit të projeksioneve.
Paralajmërimet e Fondit në deklaratën për Shqipërinë janë reflektuar edhe në raportin më të fundit për ekonominë globale. Gjatë viteve në vijim, rritja ekonomike do të jetë më e dobët seç pritej më parë.
Të paktën këtë thonë shifrat, deri në vitin 2022. Për vitin e ardhshëm projeksionet janë ulur në 3.7% nga 4.1% që projektohej në raportin e muajit Prill. Edhe për vitin 2022, projeksionet janë rishikuar në rënie, çka do të thotë se, edhe në terma afatgjatë, ekonomia shqiptare do të jetë më e dobët se ç`pritej.
Këto projeksione jo vetëm që nuk i shkojnë për shtat, por edhe minojnë më tej shpresat e qeverisë për një normë rritje mbi 5%. Ekonomia shqiptare sipas fondit po shkon në kah të kundërt me atë rajonale.
Për rajonin, institucioni ka rishikuar në rritje ekonominë, si për vitin aktual, ashtu edhe për atë të ardhshëm, si edhe për vitin 2022. Ndër vendet e rajonit, ekonomia e Maqedonisë dhe ajo e Bosnje Hercegovinës ka marrë më shumë nota pozitive.
Pavarësisht rishikimit të projeksioneve, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia e Shqipërisë do të vijojë të mbetet deri në vitin 2022, ekonomia me rritjen më të madhe në rajon, sëbashku me Kosovën.
Edhe për ecurinë e inflacionit ka një pesimizëm të lehtë në projeksione. Nga ana tjetër, projeksionet për deficitin e llogarisë korrente janë rishikuar po ashtu në territor negativ, që nga viti aktual, deri në vitin 2022.
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...