Google ADS

Smajl Latifi premton bartjen e Fakultetit të Bujqësisë në Rahovec

14:57 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i AAK-së për Rahovecin, Smajl Latifi ka treguar disa nga projektet që ai ka në programin e tij qeverisës nëse vjen në krye të kësaj komune.

Ai në fakt përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka prezantuar projektin e parë, “Rahoveci Zonë Strategjike e Interesit të Veçantë për Bujqësi”.

Në këtë projekt, bie në sy një premtim i veçantë “Bartje e Fakultetit të Bujqësisë në Rahovec – e tërësishme ose e pjesshme”, njofton Klan Kosova.

Më poshtë lexojeni statusin e plotë të tij:

“Në kuadër të 5 projekteve të mëdha që kemi në programin tonë e për të cilat kemi garancë nga qeveria Haradinaj, po ua prezantoj projektin e parë, “Rahoveci Zonë Strategjike e Interesit të Veçantë për Bujqësi”.

Këtu përfshihen:

– Ligj i veçantë për të bërë një veprim të tillë;

– Bartje e Fakultetit të Bujqësisë në Rahovec – e tërësishme ose e pjesshme;

– Ngritja e kapaciteteve të ujitjes nga Radoniqi, faza e dytë ku do të përfshihen sipërfaqet kodrinore me sistemin pikë-pikë, si dhe ndërtimi i Liqenit Artificial në Zhdrellë;

– Investime direkte në sistemin e kullimit/drenazhimit të tokave bujqësore në Anadrini;

– Trajtimi dhe rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë”, ka shkruar Latifi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme