Ministri Pal Lekaj së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, vizituan segmentin Kijevë-Malishevë, ku edhe do të nisin punimet për zgjerimin e kësaj rruge.
Në prononcimin e tij për media ministri Lekaj tha: “Unë zotohem para qytetarëve që ne do ta kryejmë ndërtimin e kësaj rruge në kohën më të shkurtë të mundhsme, do ti japim rëndësi të vecantë sepse këtu ka kohë që nuk është investuar,dhe sa I përket lëvizjes së lire të qytetarëve të kësaj zone ka pasur mjaft pengesa, por ne jemi këtu, për ta dëshmuar se ne po trajtojmë të gjitha rrugët dhe rrugicat, mos të flasim për ato rrugë nacionale (autostradat ),që do të kryhen në kohën e paraparë me cilësi dhe me saktësi”.
Ministri Lekaj ndër të tjera tha se nuk do të lejojmë që për pengesa të faktorit njeri të ngecin pa u realizuar këto projekte, të cilat kanë impakt pozitiv te qytetarët por edhe te zhvillimi ekonomik.
Ky projekt, i cili do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës, ka gjatësi prej 13 kilometrash dhe është më I frekuentuari në këtë zone, si dhe shfrytëzohet për gjashtë fshatrat që lidhin rrugën deri në Malishevë.?
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...