Google ADS

Pasardhësi i Gianluigi Buffonit në Juventus

14:33 | 10 Tetor 2017
Arbresh Info

Juventuesi besohet se është i gatshëm për t’i dhënë një shans portierit Wojciech Szczesny në formacionin startues.

Shumë besojnë që portieri polak është transferuar për të qenë vetëm si zëvendësues i veteranit Gianluigi Buffon, por sipas gazetës ‘Tuttosport’, nuk bëhet fjalë për këtë rast, transmeton portali arbresh.info.

Szczesny u largua nga Arsenali për të fituar tituj në Juventus
Szczesny u largua nga Arsenali për të fituar tituj në Juventus

Para se portieri italian të pensionohet në fund të sezonit, Szczesnyt do t’i dhurohet mundësia për të vërtetuar vetën nëse është një pasardhës i vlefshëm i ikonës së klubit.

Prandaj, 27-vjeçarit do t’i dhurohet shansi këtë sezon sepse zyrtarët e klubit dëshirojnë ta shohin atë në aksion para se të marrin vendimin përfundimtar.

Pas transferimit për 15 milionë euro këtë verë, Szczesny tashmë ka bërë dy paraqitje në Serie A duke mbajtur portën e pastër kundër Chievos dhe Fiorentinas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme