Thaçi përkrah komunitetin LGBTI, thotë se nuk do të lejoj frikësime e kërcënime

12:04 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po merr pjesë në paradën e parë të komunitetit LGBTI në Kosovë.

Thaçi tha me të arritur në mesin e pjesëmarrësve të kësaj parade në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë se përkrah plotësisht komunitetin LGBTI dhe se të gjitha komunitetet në Kosovë janë të barabarta, shkruan arbresh.info.

“Shpreh përkrahjen institucionale për komunitetit LGBTI dhe për të konfirmuar edhe një herë se në Kosovë të gjitha komunitetet janë të barabarta, se shteti dhe shoqëria kosovare janë të ndërtuara mbi parimet e barazisë dhe lirisë për secilin”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se nuk do të lejoj që askush në Kosovë të ushtroj frikë dhe kërcënime kundër ndonjë individi.

“Sot vëmendja duhet të jetë te përfaqësuesit e komunitetit, tek organizatorët e marshit dhe jo te institucionet. Institucionet e përkrahin çdo të drejtë të qytetarëve që të realizoj atë që i garantohet me Kushtetutë”, përfundoi Thaçi.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme