Spanjë: Partia në pushtet “kërcënon” krerët kataluna

11:05 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Partia në pushtet në Spanjë ka kërcënuar liderët katalunas rreth shpalljes së pavarësisë së Katalunisë, transmeton arbresh.info.

“Historia nuk duhet të përsëritet. Le të shpresojmë se askush nuk do ta shpallë pavarësinë sepse do të përfundojë si 83 vite më parë ” ka thënë një zëdhënës i partisë kryesuese.

Ky fjalim i ishte drejtuar parlamentit katalunas ku po kundërshtohen ligjet e Madridit.

Ky zëdhënës po i referohej presidentit katalunas Lluis Campanys, që në vitet e 30-a kishte dashur të çlironte Kataloninë nga urdhri I Spanjës.

Ai ishte kapur nga regjimi nazist gjatë kohës së Frankos.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme