Erdogan arrin në Serbi me 185 biznesmen

10:34 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur në kryeqytetin e Serbisë dhe është pritur nga homologu i tij, Aleksandar Vuciq.

Delegacioni me të cilin Erdogan ka arritur në Beograd përbëhet nga 8 ministra dhe 185 bizensmen, transmeton portali arbresh.info.

Takimi mes dy liderëve të Turqisë dhe Serbisë është i fokusur kryesisht në ekononmi dhe tregti.

Me 11 tetor, Erdogan do të vizitojë Novi Pazarin, ku do të bisedojë me kryetarët e komunave të Novi Pazarit, Rashkës, Kraljevës, Sjenicës, Tutinit, Prijepoljes, Nova Varos, Priboj.

Presidenti Vuçiç theksoi se vizita e Erdoganit do të jetë konfirmim i miqësisë së madh mes dy kombeve dhe ka shprehur mirënjohje ndaj kompanive turke që investuan në Serbi.

22385008_484482298603995_1313854584_n 22407750_484482295270662_146265612_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme