Google ADS

Pal Lekaj edhe sot në terren

09:07 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë do të vizitojë punimet të cilat janë duke vazhduar për zgjerimin e rrugës Kijevë-Malishevë.

Lekaj gjatë këtij inspektimi do të njihet me zhvillimin e punimeve të kësaj rruge derisa vizita do të fillojë, në ora 13.00, në Kijevë, njofton Klan Kosova.

Kjo nuk është hera e parë që Ministri Lekaj del në terren prej kur është në këtë post, pasi ai tash disa herë ka inspektuar punime që po vazhdojnë në segmente të ndryshme rrugore në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme