Sampaoli kërkon nga Argjentina të bëhet si “i jashtëzakonshmi” Lionel Messi

09:12 | 10 Tetor 2017
Arbresh Info

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka lavdëruar sulmuesin “e jashtëzakonshëm” Lionel Messi, duke sfiduar skuadrën e tij për të arritur nivelin e yllit kur ata të përballen me Ekuadorin.

“Në këto tri ndeshje, unë kam udhëhequr një Lionel Messi të jashtëzakonshëm, të vendosur dhe të përkushtuar”, ka thënë ai në konferencën e mbajtur të hënën, transmeton portali arbresh.info.

“Nëse ne jemi në nivelin e Messit, ndeshja do të zhvillohet shumë mirë”

Argjentina, me 25 pikë në pozitën e gjashtë, mund të kalojë Kolumbinë (26 pikë) dhe Perun (25 pikë).

Fitorja mund t’i sigurojë atyre të paktën pozitën e play-off’it./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme