Sot organizohet Parada e parë e Krenarisë në Kosovë nga komuniteti LGBTI. Parada me moton “Në emër të Dashnisë” nis në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në këtë paradë që do të fillojë në orën 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti” është përfolur që do të marrin pjesë personalitete të ndryshme, shkruan arbresh.info.
Kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të ndërmarr pjesë në këtë paradë ndonëse ditë më parë u dha informata se edhe ai do të jetë pjesë e paradës.
Halil Matoshi nga zyra e kryeministrit e ka konfirmuar për portalin arbresh.info mospjesëmarrjen e Haradinajt në këtë paradë.
“Kryeministri e ka agjenden shumë të ngjeshur dhe nuk mund të marr pjesë në paradën e LGBTI-së”, ka thënë ai./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...