Google ADS

Neymar “pranoi t’i bashkohet Manchester United”

08:49 | 10 Tetor 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve të ndryshme, Manchester United thuajse mposhti Paris Saint Germainin në transferimin prej 222 milionë funta të Neymarit.

Derisa braziliani ishte afër transferimit te kryeqyteti francez, është pretenduar që drejtorët në Old Trafford negociuan në të njëjtën marrëveshje verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

‘L’Equipe’ insiston që ylli i Barcelonës ka rënë dakord me kushtet por transferimi dështoi në minutën e fundit.

Superylli brazilian Neymar dëshiron të fitoj Topin e Artë
Superylli brazilian Neymar dëshiron të fitoj Topin e Artë

Manchester United është një admirues i gjatë i 25-vjeçarit dhe bisedimet e para me reprezentuesit e tij janë mbajtur në vitin 2015. Gjiganti në Premierë Ligë besonte se ai ishte i gatshëm të largohej nga hija e Lionel Messit dhe të bëhej lojtari kryesor.

Më pas, Paris Saint Germaini dukej se arriti marrëveshjen sensacionale dhe Neymar i njoftoi bashkëlojtarët se do të largohet për transferim te klubi në Liga 1.

Parisienët nuk i dhanë zgjidhje tjetër Barcelonës por veçse pranuan klauzolën e lëshimit të superyllit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme