Google ADS

Aktivitetet elektorale të partive politike për sot

07:47 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Vazhdon edhe sot fushata e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit

Këto janë aktivitetet e partive politike për sot:

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti zhvillon një vizitë Ndërmarrjes Publike Banesore. (Objekti i ndërrmarrjes, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti zhvillon një vizitë në njërën nga hyrjet e renovuara nga NPB në Ulpianë. (Ulpianë, ora 11:30)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton Kryqi i Kuq. (Objekti i Kryqit të Kuq, ora 12:00)

Qendra Rinore në Rahovec, do të organizojë debat me kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi. (Qendra Rinore SHL-K, në Rahovec, ora 12:00)

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti zhvillon një vizitë në ndërmarrjen Hortikultura. (Objekti i Hortikulturës, ora 12:00)

Kandidati i Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, shpalos programin për shëndetësi. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 13:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton Bashkësia Islame e Kosovës. (Ndërtesa e Bashkësisë Islame, ora 14:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvnedosjes për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Mitrovicën. (Kupolla e “Pallatit të Kulturës”, ora 17:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor në Fushë-Kosovë, ku kandidati për kryetar të kësaj komune, Burim Berisha, do ta shpalosë programin qeverisës dhe do të bëjë prezantimin e kandidatëve për Kuvend Komunal. (Shtëpia e Kulturës, Fushë-Kosovë, ora 17:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Suharekë. (Hotel “Rozafa” në Suharekë, ora 18:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor në Baran të Pejës. (Fshati Baran, Pejë, 20:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme