Sot në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon hapjen zyrtare të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, Zyra Lokale në Kosovë. (RYCO).
Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), si mekanizëm rajonal, i themeluar nga gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor (Bosna dhe Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria) në bashkëpunim të plotë me shoqërinë civile; ka filluar funksionalizimin e saj me kapacitete të plota, më 4 Korrik 2017.
RYCO tenton të jetë një shembull i mirë i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të forcojë procesin e Berlinit, bashkëpunimin paqësor dhe demokratik në rajon.
Me programet e saj të shkëmbimit, RYCO synon të përmirësojë mirëkuptimin reciprok ne mes dallimeve kulturore dhe të zhvilloj respekt të ndërsjellë, si dhe përgjegjësinë e përbashkët për rajonin dhe Evropën midis të rinjve të Ballkanit Perëndimor.
Përmes qasjes së saj, RYCO gjithashtu synon të nxit trajtim konstruktiv ndaj të kaluarës dhe do të mbështet procesin e pajtimit në rajon.
Aktualisht RYCO është në fazën e hapjes zyrtare së Zyrave Lokale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst edhe qeveria e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ligjor duke siguruar Zyrën Lokale të RYCO-së në Kosovë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...