Fadil Vokrri është deklaruar i zhgënjyer me paraqitjet e Kosovës në kualifikueset për Kampionatin Botëror.
Kryetari i FFK-së pas ndeshjes me Islandën, ka folur edhe për trajnerin që do ta zëvendësojë Albert Bunjakin.
“Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me rezultatet e arritura. Pritjet nuk ishin reale”, ka deklaruar fillimisht Vokrri.
“Tani do t’i kyçemi seriozisht punës për të angazhuar ndonjë selektor deri në fund të vitit”, ka vazhduar ai, duke lënë të kuptohet se nëse aranzhohet një miqësore për muajin nëntor, Kosova mund të paraqitet pa trajner.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...