Google ADS

Ja çfarë thotë Panucci për humbjen e Shqipërisë nga Italia

23:30 | 9 Tetor 2017
Arbresh.info

Christian Panucci është i kënaqur nga skuadra, edhe pse sipas tij, me lojën që bëri, meritonte më shumë.

“Kemi hyrë me shumë kurajo në lojë. Mendoj se kemi bërë një ndeshje të jashtëzakonshme, duke prodhuar edhe dy-tre raste të mira për të shënuar.

Kemi kaluar përtej mendimit tonë në këtë takim, kemi rrezikuar shumë, por ia që në fund e kemi pësuar”, – ka thënë fillimisht Panuçi për “Supersport”. Sinjale të mira Trajneri tregoi se ka marrë sinjale pozitive nga shumë lojtarë. “Ideja është për të vazhduar në këtë rrugë, për të përgatitur eliminatoret e “Euro 2020”.

Me Spanjën ishte një takim tjetër, ata janë më të mirët në Botë. Me Italinë ishte një ndeshje si pikënisje për eliminatoret e radhës. Mora sinjale të mira nga disa lojtarë.

Skuadra ka luajtur shumë mirë dhe lojtarët mendojnë se kanë dhënë gjithçka kanë pasur. Në skuadër ka kualitet, prandaj dhe prodhuam futboll cilësor për shumë minuta ndaj një Italie, që shpëtoi mirë në disa raste falë pritjeve të Bufon. Ana negative? Do t’i shoh lojtarët vetëm pas një muaji. Disa prej tyre luajnë në kampionate me pak intesitet loje”.

Goli një problem “Brenda zonës kemi shumë pak uri, duhet të jemi më cinikë, më të këqinj për të shënuar. Të tjerët prodhojnë pak dhe shënojnë, ndërsa ne kemi 3-4 raste dhe nuk ia dalim. Kjo është keqardhja e vetme që duhet ta korigjojmë në të ardhmen”, – përfundoi trajneri kuqezi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme