Google ADS

Tahiri: Shpendi s’di asgjë tjetër veç kifle, kifle, kifle…

22:21 | 9 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Përfaqësuesi i shtabit zgjedhor të PDK-së Abelard Tahiri ka thënë se Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti s’di të bëjë gjë tjetër veç kifle, kifle, kifle…

Në Magazina Lokale në Klan Kosova, Tahiri tutje tha: “Ne s’mund të themi që do të bëhen mrekulli por mjafton të shohim Erion Velijaj – punë e tij të mrekullueshme që ka bërë në Tiranë, e mjafton të shohësh kryetarin tonë që përmend veç kifle, kifle, kifle, asgjë tjetër”.

“Ne s’kemi parë as intensifikim të punës së legalizimeve, s’kemi parë asnjë ndryshim prej asaj që e ka lënë LDK në vitin 2014, asnjë projekt s’mundesh me e përmend që sot të krenohet Prishtina”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme