Kryeministri Edi Rama zgjodhi t’u drejtohet me gjuhën e tyre italianëve gjatë aktivitetit të organizuar në Teatrin Migjeni, ku u shfaqën katër trofetë e botës së fituar nga “Axurrët” ndër vite.
Mes të pranishmëve në sallë ishte edhe ish-Kryeministri dhe paraardhësi i Ramës në krye të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Rama dhe Nano do të jenë bashkë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për të ndjekur Shqipërinë dhe Italinë.
Shfaqja së bashku në publik e Nanos dhe Ramës mbërrin pas mbështetjes që ish-kreu i PS-së i bëri pasardhësit të tij në fushatë dhe mes zërave se marrëdhënia e tyre është ringritur, ose nëse përdorim termin e preferuar të Kryeministrit; e rilindur./tch
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK sot prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri
Shukri Buja në Hagë e vazhdon dëshminë e tij për të katrën d...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara