Gjiganti anglez ofron 400 milionë euro për Messin

19:15 | 9 Tetor 2017
Arbresh.info

Manchester City është gati të ndërhyjë në afatin e janarit me një marrëveshje 400 milionë eurosh për yllin argjentinas, Lionel Messin, nëse ai zgjedh të mos nënshkruaj kontratën e tij të re në Barcelonë, raporton gazeta AS.

Messi ende duhet të angazhohet për kushtet e pranuara të skuadrës në Camp Nou gjatë korrikut dhe mund të hapë derën për një lëvizje në vitin e ri, para se të bëhet një futbollist i lirë.

Barcelona vazhdon të thotë se “Gjithçka është nënshkruar, nuk ka nevojë të shqetësoheni”, por brenda klubit janë të vetëdijshëm se Messi duhet të bëjë zyrtare me fotografinë e tij me presidentin Josep Maria Bartomeu, ashtu sikurse Andres Iniesta që bëri këtë javë.

Mundësia që Messi të mos nënshkruajë një kontratë të re nuk duhet përjashtuar. Marrëveshja e tij aktuale skadon më 30 qershor të vitit 2018.

Sipas gazetës AS, mes kësaj pasigurie, Manchester City mbetet i hapur për gjithçka. Nëse lojtari dëshiron të largohet, klubi do të përgatisë një ofertë për muajin janar e cila peshon plot 400 milionë euro.

Kjo shifër e paguar do ta thyente rekordin e transferimeve të vendosur këtë verë nga braziliani Neymar, i cili nga Barcelona tek Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Burimet pranë klubit të Ligës Premier tregojnë se “biseda serioze janë mbajtur me rrethin e brendshëm të futbollistit”, edhe pse kjo nuk është konfirmuar ende.

Messi po përjeton një super-formë këtë fillim sezoni, ndërsa ka qenë i lidhur edhe më parë me Man Cityn

Gjatë këtyre bisedave si duket është kuptuar se Messi është i lumtur me jetën e tij në Barcelonë. Ai e di se gruaja e tij, Antonella, nuk është në favor të lëvizjes së familjes, dhe Messi vetë ndihet i rezervuar.

Ai do të dëshironte të shihte përmirësime në disa aspekte të marrëdhënies së tij me klubin, por ka gjëra që nuk varen më vetëm nga ai. /Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme