Dorëzohen luftëtarët e ISIS-it, kanë frikë nga ekzekutimi

19:07 | 9 Tetor 2017
Arbresh.info

Mbi njëmijë luftëtarë të Shtetit Islamik janë dorëzuar tek forcat kurde pas disfatës së fundit në bastionin e Hawijas.

Sipas zyrtarëve kurdë të inteligjencës, që nga humbja e kontrollit të Hawijas, ekstremistët janë dorëzuar në valë, duke sinjalizuar një pikë kthyese të luftës kundër një nga grupet më të frikshme terroriste në botë, transmeton portali arbresh.info

Para rënies së Hawijas, dhe natyrisht gjatë kontrollit të Mosulit, ISIS ishte betuar të luftojnë ose të vdesin në betejë.

Megjithatë, duket se militantët e grupit kanë ndryshuar mendjen pasi mijëra u dorëzuan në forcat kurde në një qendër sigurie në qytetin Dibis.

Ushtria irakiane tha se e rrëzuan grupin militant nga Hawija, në perëndim të Mosulit, brenda 15 ditëve, ku shumica e ekstremistëve u larguan me familjet e tyre në vend që të luftonin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme