Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Naser Gurit, pronarit të kompanisë “Bubeari Komerc” nga Kaçaniku. Guri dyshohet për prodhimin pa licencë të gazit oksidul (N20), si pasojë e të cilit dyshohet se tre persona humbën jetën në QKUK muajin e kaluar. Vendimin po e kundërshton pala mbrojtëse e Gurit. Për këtë çështje avokati mbrojtës, Muhamet Shala, ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit. Në një deklaratë për Gazetën Express, Shala ka dhënë një tjetër version nga Prokuroria e Gjykata rreth vdekjeve në QKUK.
Me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për shqiptimin e masës së paraburgimitprej një muaji për pronarin e kompanisë “Bubeari Komerc”, Naser Gurit, nuk po pajtohet pala mbrojtëse. Avokati i Gurit, Muahmet Shala, ka thënë të hënën për Express, se tashmë ka deponuar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Gjykatës Themelore.
“Gjykata e ka marrë vendimin e saj, mbrojtja ka paraqitur ankesë, në të cilën Gjykata e Apelit do ta jap verdiktin e saj. Ankesa është bërë me kohë”, ka thënë Gashi, të hënën për Express.
Tutje ai ka shprehur bindjen, se Gazi Oksidul (N20), të cilin e prodhonte pa licencë klienti i tij, Naser Guri, nuk është shkaktar për vdekjet në QKUK, që ndodhën më 7 shtator të këtij viti.
Avokati Gashi për këtë punë fajin ia hedh anestezionit. Ai thotë se gazi oksidul në asnjë rrethanë nuk mund të ketë pasoja vdekjeprurëse, duke dhënë kështu një version tjetër rreth rastit të vdekjeve tashmë të dyshimta në QKUK.
“Unë konsideroj se edhe në bazë të shpjegimeve që i ka dhënë i pandehuri, oksiduli nuk është i dëmshëm, dhe ai nuk mund të rezultojë me ato pasoja të dëmshme. Me keqardhje për viktimat, por unë jam i bindur se ajo mund të rezultojë ose nga përdorimi i anestezionit apo nga diçka tjetër. Sipas bindjes sime në asnjë rrethanë nuk mund të qëndrojë vakti që ai gaz mund të jetë helmues dhe të shkaktoj lëndime vdekjeprurëse”, thotë Gashi.
Ai pohon se në ditën kritike kur vdiqën pacientët në sallat e operimit në QKUK, ku kanë ndërruar jetë këta pacientë, kanë qenë 5 praktikantë të pranishëm në sallë. Sipas avokatit, analizat e obduksionit të viktimave si dhe analizat e gazit, do të provojnë pafajësinë e klientit të tij, Naser Gashit.
“I pandehuri, Naser Guri e ka furnizuar vazhdimisht QKUK’në, Gjilanin e Gjakovën me të njëjtin gaz, dhe asnjëherë nuk ka ndodhë asnjë vdekje. Në të njëjtën ditë kur ka ndodhë në pesë salla në QKUK, ka pasë operime, dhe ky rast ka ndodhur vetëm në Kirurgji. Në Kirurgji atë ditë ka qenë 5 mjekë praktikant, që kanë qenë në sallë. Kështu që nuk dihet se a mund të jetë kjo rezultat i saj apo jo”, deklaroi mbrojtësi i Naser Gashit për Expressin.
Avoktai Muhamet Gashi thotë se prodhimi i gazit pa licencë nga ana e klientit të tij, Naser Gurit, i cili është pronar i kompanisë “Bubeari Komerce”, e cila e furnizonte me oksidul QKUK’në, mund të gjykohet vetëm si vepër për kundërvajtje.
“Sipas bindjes sime në asnjë rrethanë nuk mund të qëndrojë fakti se ai gaz mund të jetë helmues dhe të shkaktojë lëndime vdekjeprurëse. Ajo që është prodhuar gazi pa licencë mund të jetë një kundërvajtje e tina”, ka përfunduar, pala mbrojtëse e Naser Gurit.
Sot Gjykata Themelore ne Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë, i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji Naser Gashit, pronar i kompanisë “Bubeari Coemrce” nga Kaçaniku, si i dyshuar për prodhimin pa licencë të gazit oksidul (N20), me të cilin furnizohej QKUK’ja dhe si pasojë e të cilit në bazë të dyshimeve të para tre persona, pacientë në QKUK, kanë ndërruar jetë.
Prokuroria e shtetit ende është duke i vazhduar hetimet për këtë çështje. Ndërkohë që Mjekësia Ligjore ende nuk ka dalë me raport të autopsisë për tre pacientët. IML, pritet që këtë javë raportin t’ia dorëzojë prokurorisë së shtetit.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë