Një paqeruajtës i OKB-së është vrarë pas një sulmi të rebelëve të ADF-së në Republikën Demokratike të Kongos.
Dymbëdhjetë persona gjithashtu janë plagosur në këtë sulm, transmeton portali arbresh.info. Ende nuk dihet kombësia e të vrarit.
“Një paqeruajtës është vrarë dhe 12 janë plagosur në një sulm mbi kampin MONUSCO këtë mëngjes”, ka thënë zëdhënësja e misionit të OKB-së në Kongo.
Një zëdhënës i ushtrisë DRC, Mak Hazukay, fajësoi sulmin ndaj rebelëve të ADF. Ai tha se që prej javës së kaluar rebelët e ADF-së kanë rifilluar sulmet ndaj bazave të ushtrisë dhe civilëve.
Rebelët e ADF-së filluan të luftonin në Ugandë në vitin 1990 kundër qeverisë së Presidentit Yoweri Museveni, por u arratisën në DRC, pasi u mundën nga ushtria e Ugandës./arbresh.info/
Xavi Simons i Leipzig pritet të mungojë disa javë
Putin: “Topi” i bisedimeve është në anën e Ukrainës
Digjet një veturë në Ferizaj, dëmi deri në 20 mijë euro
Të paktën 7 vende kundërshtojnë anëtarësimin e Ukrainës në N...
Petkoviq: Insistova në formimin e Asociacionit
Takimet me diasporën, Rama niset drejt Nju Jorkut, logoja e ...