Google ADS

1 mollë në ditë parandalon këto sëmundje

17:14 | 9 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Mollat janë ndër frutat më të preferuara nga të gjithë.

Besohet se mollat e kanë origjinën nga Kazakistani dhe në Europë e sollën tregtarët që përshkonin rrugën e Mëndafshit, transmeton portali arbresh.info

Molla përpos që konsiderohet si një ndër frutat më të ëmbel, gjithashtu parandalon shumë sëmundje.

Më poshtë mund të lexoni në detaje se për cilat sëmundje bëhet fjalë.

Sëmundja e Alzheimerit

moll

Mollët përmbajnë quercein, një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat e trurit. Sipas ekspertëve mjeksorë, molla kanë efekte në parandalimin e sëmundjeve që lidhjen me kujtesën, duke përfshirë edhe Alzheimerin.

Parandalon tensionin e lartë

moll1

Ekzistojnë dëshmi se një e treta e të gjitha rasteve të kancerit dhe gjysma e rasteve me sëmundje kardiovaskulare dhe tension të lartë i atribuohet dietës. Mollat përmbajnë sasi të lartë të kaliumit, një mineral që ndihmon në kontrollimin e presionit të gjakut, prandaj edhe mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Mbron zemrën

moll2

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë kanë zbuluar se molla dhe lëngu i mollës mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit të oksidimit që është i përfshirë në ndërtimin e pllakës që dërgon deri te sëmundjet e zemrës. Studiuesit shtuan se një mollë ose një gotë lëng molle në ditë për gjashtë javë sjell efekte pozitive për zemrës tuaj pas gjashtë javësh.

Zvogëlon kolesterolin

moll3

Një mollë e mesme siguron pesë gram fibra, më shumë se shumica e drithërave. Molla janë një ndër frutat më të preferuara që sugjerohen të konsumohen për zvogëlimin e kolesterolit. Molla parandalon ngritjen e kolesterolit në rreshtimin e mureve të enëve të gjakut, duke reduktuar kështu rrezikun e aterosklerozës dhe sëmundjeve të zemrës.

Parandalon kancerin në zorrën e trashë

moll4

Fibrat natyrale që përmban molla parandalojnë kancerin në zorrën e trashë. Sipas studimeve të kryera në Gjermani, molla ndihmon në luftimin e formimit të qelizave kancerogjene.

Zvogëlon astmën

moll5

Një studim i kryer nga Universiteti Aderbeen ka zbuluar se dieta e shëndetshme e pasur me antioksidanë dhe vitamina është e mirë për astmë. Studiuesit kanë gjetur se fëmijët duhet të konsumojnë një gotë lëng molle, në mënyrë që simptomat e astmës të zbuten. Peter Burney, i cili udhëhoqi projektin beson se flavonoidet dhe acidet fenolike, ndihmojnë në qetësimin e inflamacionit në rrugët e frymëmarrjes.

Mbrojtja e eshtrave

molla

Hulumtuesit besojnë se një flavanoid i quajtur phloridzin, i gjetur vetëm në mollë mund të mbrojë gratë pas menopauses dhe mund të forcojë eshtrat. Studiuesit kanë theksuar se molla mbron eshtrat./arbresh.info/

Të ngjashme