Google ADS

Një muaj paraburgim për Sadri Ramabajën

16:25 | 9 Tetor 2017
M. A.

Sadri Ramabajës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar nga data 07.10.2017 deri me datë 07.11.2017.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.R për shkak të veprës penale Vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, njofton komunikata drejtuar medieve.

“Të pandehurit S.R., i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar nga data 07.10.2017 deri me datë 07.11.2017.

Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit S.R., si dhe ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurit në procedurë, sepse po të gjendet në liri i njëjti do të mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme