Të gjithë e pyesim veten pse na ndodh shpesh të na hapet goja. A është ky një mekanizëm i pavullnetshëm?
Kur ne e hapim gojën? Këto janë disa pyetje që u kanë dhënë përgjigje disa shkencëtarë.
Mjeku parisien dr. Double, ka bërë me dije se hapja e gojës është e lidhur me rritjen e shpejtë të fëmijëve. Akoma ka disa anë të errëta dhe të pashpjegueshme.
Hapja e gojës përbëhet nga 3 faza: frymëmarrje e thellë, gojë e hapur, e ndjekur nga një bllokim i frymëmarrjes, e ndjekur nga një nxjerrje e frymës e lehtë.
Gjithçka ndodh në 3 deri 5 sekonda. Në fakt, akti i hapjes së gojës lejon lirimin e endorfinës, hormonit të mirëqenies, transmeton Telegrafi.
Në disa raste gjatë hapjes së gojës ju mund t’iu dalin lot nga sytë duke qenë se stimulohet gjëndra e lotit.
Ndjeni që po ju hapet goja? Edhe pse nuk mund të jetë koha e duhur, ju nuk mund t’i shpëtoni hapjes së gojës. Në këto raste zgjidhja më e mirë është të mbani gojën pothuajse të mbyllur.
Shumë muskujt vihen në punë gjatë hapjes së gojës: ata të gojës, të qafës, të frymëmarrjes dhe të fytyrës. Dhe kur fillon hapja e gojës është e pandalshme.
Këto janë disa nga argumentet pse na hapet goja.
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...