Hashim Thaçi ra në kurthin e vet

15:42 | 9 Tetor 2017
L G

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ra në kurthin e vet.

Kështu thotë deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, pas deklaratave të sotme të Thaçit se Gjykata Speciale po bashkëpunon me Serbinë ndërkaq Kosovën vetëm po e informon për hapat që po ndërmerr, raporton arbresh.info.

Selimi tha presidenti Thaçi është sponzorizuesi kryesor i votimit të kësaj gjykate në parlament.

rexhep-selimi-foto-014

“Thaçi është përgjegjësi dhe nder sponsorizuesit kryesor të votimit ne Parlament te Gjykatës Speciale kundër UCK-se. Ai iu bënte presion deputeteve që ta votojnë gjithsesi atë gjykatë. Madje ai thoshte se kjo gjykatë do t’i hapte rrugë integrimit të Kosovës ne BE, e në ndërkohë ne nuk kemi ende liberalizim vizash me Evropë, nuk jemi pjesë e UNESC-s etj”, shprehet Selimi për arbresh.info.

Sipas Selimit, kjo gjykatë nuk ka bashkëpunuar me Serbinë më shumë se sa që e ka bërë vet Thaçi në bisedime në Bruksel nga të cilat bisedime ka rrjedhur Zajednica, Lista Serbe, ndarja etnike e Kosovës e ndoshta edhe vete kjo gjykate kundër UCK-se.

“Ndoshta, Thaçi në atë kohe mendonte që të menaxhonte me agjendën e kësaj gjykate, por tash po del se Thaçi ka rënë edhe vet në kurthin e ngritur ndaj UCK-së. Këtë çfarë po e thotë tani do të duhej t’a thoshte në 2015-tën,  kur po votohej Gjykata e jo tash pasi qe ajo gjykatë e ka përcaktuar agjendën e saj”, thotë Selimi.

Ndërkohë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se Gjykata Speciale po bashkëpunon me Serbinë ndërkaq Kosovën vetëm po e informon për hapat që po ndërmerr.

Thaçi një debat të organizuar nga shoqëria civile për çështjen e Gjykatës Speciale  tha se autoritetet në Beograd e dinë saktësisht se kush do të akuzohet.

Sipas tij, ndonëse kjo gjykatë do të jetë avantazh për Kosovën, ajo po e pengon pajtimin etnik mes shqiptarëve dhe serbëve.

hashim-thaçi

“Gjykata Speciale ka bashkëpunim maksimal dhe reciprok me Serbinë. Në Kosovë bashkëpunimi është minimal, simbolik dhe i njëanshëm, të mos themi se nuk ka bashkëpunim fare. Autoritetet në Beograd pretendojnë se e dinë se kush do të akuzohet në Kosovë.  Gjykata Speciale do të merret vetëm me krime të supozuara nga individë, pjesëtarë të UÇK-së.  86 për qind e qytetarëve shqiptarë e shohin si të padrejtë dhe nuk kanë besim në këtë gjykatë ndërkaq serbët besojnë plotësisht se janë të informuar saktë për çka do të jetë akuza dhe kur do të jetë akuza, pra janë të informuar saktë se asnjë serb nuk do të akuzohet. Kjo është një gjykatë etnike. Nuk do të shqyrtohet asnjë nga 400 masakrat e kryera në Kosovë nga shteti i Serbisë, nuk do të merren me asnjë rast të 10 mijë personave të dhunuar e shumë të vrarëve e të zhdukurve. Kjo Gjykatë nuk do të merret me asnjë krim të Serbisë të kryer në Kosovë. Po pengohet pajtimi etnik”,  tha presidenti Thaçi gjatë kësaj tryeze.

Ndryshe, lideri i PDK’së në atë kohë, Hashim Thaçi deri sa po mundohej të mblidhte vota të deputetëve për themelimin e Speciales në Kuvendin e Kosovës, kishte thënë se  themelimi i Gjykatës është në të mirë të Kosovës.

Pavarësisht dështimit të parë, Zëvendëskryeministri i atëhershëm, Thaçi kishte thënë se do të ketë vota të mjaftueshme për të kaluar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ai kishte thënë se votimi i Gjykatës Speciale është zotim i Republikës së Kosovës për obligimet që kanë marrë./ Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme