Një gjykatë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka liruar nga akuzat, Naser Oric, komandantin e forcave myslimane të Bosnjën në Srebrenicë, gjatë konfliktit të viteve të 90-ta.
Gjykata shtetërore për krime të luftës në Sarajevë, ka liruar Oricun, nga akuzat për vrasjen e tre të burgosurve serbë në zonën e Srebrenicës, në vitin 1992.
Edhe një ushtarë tjetër boshnjak, Saabahudin Muhic, po ashtu është shpallur i pafajshëm.
“I akuzuari Naser Oric dhe Sagahudin Muhic, janë liruar nga akuzat për shkelje të dispozitave të Konventës së Gjenevës”, ka thënë gjykatësja, Saban Maksumic.
Të afërmit e viktimave serbe kanë dalur nga salla e gjyqit në shenjë proteste ndaj vendimit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...