Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës, Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve.
Vllahiu pas vizitës në këtë Organizatë dhe Shoqata, tha se kategoria e dalë nga lufta meriton më shumë dinjitet, më shumë respekt dhe më shumë mirëqenie.
“Në takim me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, degët në Prishtinë, për t’u njohur me punën, angazhimin, problemet e hallet e tyre. Kategoria e dalë nga lufta meriton më shumë dinjitet, më shumë respekt dhe më shumë mirëqenie, sepse meritat e tyre për lirinë, pavarësinë dhe një Kosovë e Prishtinë ndryshe janë të mëdha. I papranueshëm injorimi i tyre i deritashëm. Do të trajtohen me dinjitet duke qenë të përfaqësuar në komunë, me Zyrën e veçantë për kategoritë e dala nga lufta. Do të lirohen nga taksat në pronë, do të zgjidhet menjëherë çështja banesore dhe jo duke i trajtuar si raste sociale, por si pjesë e integruar dhe e barabartë në shoqëri. Mundësi më të mëdha punësimi, përmes trajtimit ligjor të barabartë. Lirim nga pagesat në transportin publik për të gjitha kategoritë e dala nga lufta. Arsim, përkujdesje shëndetësore. #Për Prishtinën e të gjithëve me respekt. #50″.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...