Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Ambasadori Heldt, fillimisht e uroi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke theksuar vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, mes Gjermanisë dhe Kosovës si dhe mbështetjen e mëtejshme për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Kryeministri Haradinaj, theksoi se Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Në takim, kryeministri falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen që Qeveria gjermane ka ofruar për proceset demokratike dhe perspektiven europiane të Kosovës.
Ambasadori Heldt theksoi se ka sinjale pozitive prej faktorëve makroekonomikë dhe mesazhe pozitive të investitorëve makroekonomikë, si rezultat i takimit të Kryeministrit Haradinaj me Bizneset Gjermane, organizuar nga Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë./arbresh.info/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...