Duke filluar që nga sonte në mbrëmje plot 3 ditë do të qëndrojë Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan në Serbi.
Madje si rrallë herë Erdoganin do ta shoqërojnë edhe 158 biznesmenë turq për të biseduar me Serbinë për tregti që do të pasojnë investime marrmëndëse turke për zhvillimin e Serbisë. Mësohet se qëllimi i tyre është të arrijnë shifrën tregtare në 1 miliard dollarë, shkruan albeu.com.
Presidenti turk Recep Taip Erdogan do të nisë sot një vizitë treditore në Serbi, gjatë të cilës do të takohet me homologun e tij Aleksander Vuçiç.
Ndërkaq, para disa ditësh edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur për mediat serbe se të dyja palët tregëtinë duhet ta çojnë në 1 miliard dollarë.
Vuçiçi ka thënë se në vitin 2016 tregëtia ndërmjet këtyre dy shteteve ishte 800 milion dollarë ndërsa në 6 muajt e parë të këtij viti ka arritur në 539 milion dollarë. Ai më tej ka theksuar se do t’i bëjë thirrje biznesmenëve turq që të investojnë më tepër në shtetin e tij, shkruan albeu.com.
Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të presidencës turke, Erdogan do të zhvillojë takime bilaterale dhe takime te zgjeruara me Vuçiç dhe do të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh.
Gjatë vizitës do të zhvillohet edhe forumi i biznesit Turqi-Serbi. Sipas zyrtareve presidenti Erdogan do të shqyrtojë mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Sipas deklaratës së presidencës turke vizita e Erdogan do të shënoje një zhvillim domethënës që do të forcojë marrëdhëniet bilaterale në dobi të të gjithë rajonit. Vizita bëhet me ftese të Presidentit serb Vuçiç.
Erdogan do të vizitojë edhe Novi Pazarin, një qytet serb me shumicë myslimane në jug të vendit.
Gjithashtu raportohet se përpos masave të larta të sigurisë që ai posedon nga shteti i tij, në shërbim të sigurisë së tij do të jenë edhe 3 mijë policë serb shtesë.
Ndërkohë shteti turk ditë më parë ka dërguar ekipet e njerëzve si pararendës, të cilat kanë për detyrë të kontrollojnë çdo vend dhe rrugë ku do të kalojë presidenti turk.
“Forcat Speciale turke janë ndihmë e madhe dhe do të jenë ndihmë e madhe për mijëra kolegë serbë. Në këtë punë do të përfshihen edhe SAJ, Xhandërmëria, Cobra si dhe Drejtoria e Serbisë dhe Ministrisë së Brendshme”, thuhet në raportin e mediave serbe.
Presidenti Vuçiç vizitoi Turqinë në korrik, gjatë kongresit botëror të naftës.
8 vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Jemi të gatshëm si lëvizje ...
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në