Google ADS

Gucati mohon se veteranët nuk i kanë marrë pagat që 3 muaj

14:38 | 9 Tetor 2017
Arbresh.info

Një grup veteranësh të luftës së UÇK-së kanë kërkuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës miratimin e buxhetit për pagesat e veteranëve.

Valentina Haliti, veterane e UÇK-së në një moment e ka gjuajtur në tokë Ligjin për veteranët duke e shkelur më dy këmbët dhe duke thënë se presidenti Hashim Thaçi e ka shkelur gjakun e dëshmorëve, shkruan arbresh.info.

Ajo tha se shoqata e OVL-së është kapur politikisht dhe se sipas saj, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati ka shitur certifikata për statusin e veteranit.

OVL nuk na ka përkrahur sepse ata përkrahin kriminelët. Hysni Gucati ke shitur certifikata nga 3 mijë euro për statusin e veteranit. Duhet të të vijë turp”, ka thënë ajo.

Në një prononcim për portalin arbresh.info, Hysni Gucati ka thënë se nuk e kanë organizuar këtë protestë dhe se me një gjuhë të tillë asnjëherë nuk do ti mbështesin këto grupe veteranësh.

Ne jemi organizata e OVL, kemi status. Ne mbajmë mbledhje dhe kur te shohim të arsyeshme që duhet të ketë protesta mbajmë protesta. Ne nuk e kemi organizuar protestën. Ata kanë qenë vetëm katër persona të Skenderajt. Këta janë invalid e kanë marr certifikatën e invalidit dhe nuk kanë ra në komision. Këta kanë protestuar më shumë për arsye të komisionit sesa për paga të veteranëve. Pikërisht këta kanë qenë  invalidë që janë pranuar nga komisioni qendror dhe nuk kanë qenë pjesë e organizatës tonë”, ka thënë ai.

Sipas tij veteranët nuk kanë marr pensione qe dy muaj dhe janë afër 32 mijë vetë.

Është e vërtetë që veteranët s’kanë marrë pensione qe dy muaj jo tre. Në gusht i kanë marr 52 euro dhe tani kanë është shtatori muaji i dytë. Në takimin që kemi pasur me kryeministrin, duhet që buxheti të votohet në kuvend dhe të shpërndahen paratë. Janë ndarë 26 milion deri më 1 Janar 2018 dhe pensionet do të shpërndahen në mënyrë retroaktive për dy muaj. Unë i besoj fjalës së kryeministrit dhe ministrit që do ti marrin pensionet”, është shprehur Gucati./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme