Problemi me këto femra është që në fillim, si të gjejnë një mashkull që do jetë i interesuar më tepër sesa i frikësuar dhe si do të pranojë suksesin, pavarësinë dhe integritetin e një femre të pavarur.
Edhe pse shumë meshkuj kënaqen në biseda intelektuale, pëlqejnë femrat intelegjente dhe ambicioze, ju pëlqen sfida e cila vjen me këtë lidhje mirëpo më vonë fillojnë të ndjehen të rrezikuar.
Shumë femra të pavarura ndjehen se janë të tepërta për këtë botë mashkullore dhe se femrat e si ato janë tepër të mençura, tepër sfiduese, tepër të hapura, tepër intenzive, tepër të sinqerta dhe e vetmja gjë që ju mungon është feminiteti i cili në fund është gjëja që më shumë tërheq meshkujt.
Nga këndvështrimi mashkullor arsyetimi është kështu; nuk është problem suksesi dhe natyra e tyre e pavarur po problemi se kualitetet luftarake në punë i sjellin edhe në lidhje. Meshkujve nuk ju pëqen të jenë në lidhje me një femër që ia imponon mendimet, ia merr kontrollin dhe sillet në mënyrë agresive. Nu kanë asgjë kundër të drejtave të barabarta mirëpo nuk dëshirojnë që të ndjehen inferiorë.
Kur femra merr përgjegjësi për pavarësinë e saj ajo bëhet më e organizuar, e zgjuar, ambicioze dhe më e vetëdijshme për atë se sa barrë ka mbi vete. Askush nuk i ndihmon, nuk ka mashkull që do e mbrojë dhe nuk varet nga askush. Femrat e pavarura shpesh thonë se nuk kanë nevojë për dikë që do ua komplikonte jetën pasi që veç është i komplikuar.
Ajo nga çfarë rrezikohen meshkujt është mundësia e të qenit pengesë dhe komplikim, nuk dëshirojnë të jenë me më pak vlerë dhe nuk dëshirojnë të jenë në periferi të lidhjes. Edhe kur e dëshirojnë një lidhje pa obligime të zakonshme, fakti që ata nuk janë të nevojshëm dhe se jeta e saj do të vazhdonte me të njejtin ritëm edhe po mos të ishte mashkulli, është një ndjenjë nënçmimi.
Kur mashkulli ndjehet se është në vend të dytë dhe se gjithçka është më e rëndësishme se ai, atëherë i sulmohet egoja dhe femra përballet me faktin se duhet ta integrojë në jetën e saj nëse nuk dëshiron t`a humbë. Kjo gjë përbën një sfidë të madhe për të dy.
Çelësi është arritja e baraspeshës dhe përballja me frikën dhe dobësitë e juaja, hapja ndaj partnerit, shfaqja e pikave të dobëta të juaja edhepse ekziston mundësia të lëndoheni dhe besimi në partnerin tuaj.
Femra e pavarur duhet të përshtatet në lidhje, të gjejë në vete femrën që është në gjendje ti ofrojë gjithçka mashkullit madje edhe gjënë më të çmuar. Ndërsa në anën tjetër mashkulli duhet t`i ndihmojë në këtë rrugëtim me dashuri dhe durim.
Në fund të fundit, nuk është gjë e tmerrshme të ndjeni se dikush është i nevojshëm për ju dhe se pa të nuk do mund të jetoni./femra.net/
Trumpit i duhen vetëm edhe 4 vota elektorale për të fituar p...
Përplasen automjetet në Vlorë, dy të lënduar
Zgjedhjet në SHBA/ Si votojnë astronautët nga hapësira?
Prishtina pret Dritën në ndeshjet e mbetur nga xhiro e dytë
Trump fiton Pensilvaninë
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri