Jo të gjithë mund të shkarkojnë Windows 10

11:06 | 3 Korrik 2015
Arbresh Info

Me më pak se një muaj deri në lansimin e sistemit të fundit operativ nga Microsoft, gjiganti ka njoftuar që Windows 10 do të lansohet me faza duke filluar nga 29 korriku.

Kjo do të thotë që jo çdo kompjuter që është i përshtatshëm për tu përditësuar me Windows 10 do të pranoj atë në ditën e lansimit, shkruan arbresh.info. Microsoft ka thënë se është duke zgjedhur metodën për lansim me faza të sistemit operativ për t’i ndihmuar kompanisë të menaxhojë kërkesat.

Në fakt, Redmond do të ofrohet së pari tek të gjithë përdoruesit që janë kyçur në programin testues Windows Insider. Ky program do iu dërgoj më pas në një lidhje që ju ofron të pranoni një kopje të sistemit operativ Windows 10.

Derisa metoda e përdorur për lansimin mund të duhet zhgënjyese, kjo është një gjë e mirë për gjigantin Microsoft pasi që ka shans të gjej dhe përmirësojë çështjet që raportohen nga përdoruesit kur të kalojnë në Windows 10 para se ky sistem operativ të jetë në dispozicion tek miliona përdorues./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme