Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti kompanitë më të mëdha amerikane që operojnë në Kosovë dhe që janë nën ombrellën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Këto kompani dhe përfaqësitë e tyre, ofrojnë punësim për rreth 25 mijë punonjës kosovarë dhe kanë qarkullim vjetor prej 2.5 miliardë euro.
Kryeministri Haradinaj ka përgëzuar iniciativën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila është gjithashtu anëtare e Këshillit Evropian të Odave Ekonomike Amerikane, dhe e cila ofron një marrëdhënie të drejtpërdrejtë, rritje të bizneseve të vogla dhe të mesme amerikane si dhe atyre evropiane.
Në këtë takim u diskutuan disa nga temat kryesore me anë të të cilave do të hapej rrugë për zhvillim ekonomik, investime të reja si dhe rritje buxhetore: gjyqësor
funksional dhe të besueshëm, ngritja e kapaciteteve njerëzore, mbrojtja e prodhimit, kontrolli i kualitetit në të gjitha produktet, nismat për reforma ligjore në fusha të ndryshme, si dhe nevoja e sigurimit me furnizim stabil me energji elektrike në Kosovë.
Në takim u arrit pajtueshmëri që themelimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ishte shumë e nevojshme, duke i ofruar rinisë së Kosovës mundësinë që të jenë pjesë e zhvillimit si pjesa tjetër e botës.
Oda Ekonomike Amerikane i dorëzoi kryeministrit Haradinaj një dokument me rekomandime konkrete për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.
Kryeministri falënderoi Odën Ekonomike Amerikane për iniciativën e tyre dhe theksoi se do të fokusohet në inkurajimin e tregtisë dhe prodhimit, si dhe investimeve. Kryeministri i ftoi për partneritet të mëtutjeshëm dhe i siguroi mbështetje të plotë nga ana e tij.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, ministri i Zhvillimit Ekonomik, ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...