Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, u lëndua në fitoren e thellë të Gjermanisë prej 5:1 kundër Azerbajxhanit.
Mustafi u largua nga loja në minutën e 36’të për një problem që duket të jetë më serioz se që u duk në fillim, diçka të tillë e ka bërë të ditur edhe trajneri i Gjermanisë, Joachim Low.
“Mendoj se Mustafi ka qarë muskulin, duket lëndim pak më serioz”, tha Low, transmeton Ekspress.
“Nga tërheqja muskulore në çarje, duhet të presim dhe të shohim çfarë do të tregojnë testet mjekësore. Por, me siguri që ai do të jetë jashtë për një kohë të gjatë”, shtoi trajneri Gjermanisë.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...