Xhevdet Qeriqi e ka mbështetur protestën e veteranëve të UÇK-së që pritet të mbahet në orën 11:00 në sheshin Skëndërbeu të Prishtinës.
“Po është një protestë e drejtë,sepse veteranëve po u bëhet një e padrejt,është muaji i tretë që po hym e veteranët nuk po i marrin pensionet që ua garanton ligji.” ka thënë Qeriqi, për albeu.com.
Arsyeja e protestës është pasi veteranët e UÇK-së nuk kanë marrë pensionet prej 3 muajsh.
Ndryshe, sot nga ora 11:00 është paralamëruar protestë për kërkim të miratimit të buxhetit për pagesat e veteranëve.Kështu ka bërë të ditur veteran Agim Hoti, përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tij në Facebook.
Sipas këtij njoftimi protesta do të mbahet në ora 11:00. Sipas njoftimit protestuesit do të nisën nga Skenderaj për në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë dhe do të jenë në numër 270 deri në 300 persona./albeu.com/
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...