Google ADS

Gjykata Speciale po bashkëpunon me Serbinë, Kosovën vetëm po e informon

10:49 | 9 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se Gjykata Speciale po bashkëpunon me Serbinë ndërkaq Kosovën vetëm po e informon për hapat që po ndërmerr.

Thaçi ka thënë një debat të organizuar nga shoqëria civile për çështjen e Gjykatës Speciale se autoritetet në Beograd e dinë saktësisht se kush do të akuzohet,

Sipas tij, ndonëse kjo gjykatë do të jetë avantazh për Kosovën, ajo po e pengon pajtimin etnik mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Gjykata Speciale ka bashkëpunim maksimal dhe reciprok me Serbinë. Në Kosovë bashkëpunimi është minimal, simbolik dhe i njëanshëm, të mos themi se nuk ka bashkëpunim fare. Autoritetet në Beograd pretendojnë se e dijnë se kush do të akuzohet në Kosovë.  Gjykata Speciale do të merret vetëm me krime të supozuara nga individë, pjesëtarë të UÇK-së.  86 për qind e qytetarëve shqiptarë e shohin si të padrejtë dhe nuk kanë besim në këtë gjykatë ndërkaq serbët besojnë plotësisht se janë të informuar saktë për çka do të jetë akuza dhe kur do të jetë akuza, pra janë të informuar saktë se asnjë serb nuk do të akuzohet. Kjo është një gjykatë etnike. Nuk do të shqyrtohet asnjë nga 400 masakrat e kryera në Kosovë nga shteti i Serbisë, nuk do të merren me asnjë rast të 10 mijë personave të dhunuar e shumë të vrarëve e të zhdukurve. Kjo Gjykatë nuk do të merret me asnjë krim të Serbisë të kryer në Kosovë. Po pengohet pajtimi etnik”, është shprehur presidenti Thaçi./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1561548213910265/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme