Gjykata e Apelit e Kosovës, ka aprovuar ankesën e prokurorisë, në rastin e të akuzuarit R.A., për shkak të veprës penale “Shtytja në kryerjen e veprave terroriste”.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim. Kështu nga 10 muaj burgim sa ishte dënuar në shkallë të parë, të akuzuarit, dënimi i është rritur në 1 vjet e 6 muaj burgim.
„Gjykata e Apelit gjeti se edhe pse i akuzuari e ka pranuar fajësinë, ka shpreh pendimin për veprën e kryer, më parë nuk ka qenë i gjykuar, është mbajtës i familjes dhe me gjendjen të vështirë ekonomike, mënyra e kryerjes së veprës penale dhe përsëritja e veprimeve, deri sa është zbuluar nga policia, tregon vendosmërinë e të tij për kryerjen e kësaj vepëre. Pastaj, vendi dhe rrethanat nën të cilat është kryer, janë të natyrës të atillë që paraqesin intensitet të rrezikshmërisë shoqërore dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit më të lartë, ndaj të cilit me një dënim aq të butë nuk mund të arrihet qëllimi i dënimit“, thuhet në njoftimin e Gjykatës së
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...