Italia pritet t’i kthehet formacionit 4-2-4 me Leonardo Spinazzolan, Antonio Candrevan dhe Ederin ndaj Kombëtares së Shqipërisë.
Kjo në takimin e sotshëm (e hënë) në Shkodër nga ora 20:45.
Azzurrët tashmë e kanë siguruar play-offin për Kampionatin Botëror, por i duhet një fitore për të futur vetën në top vazot në shortin e 17 tetorit.
Andrea Barzagli nuk do të jetë në këtë takim për mysafirët, kjo pasi lojtari pësoi lëndim në barazimin 1-1 ndaj Maqedonisë. Por, sonte pritet të jetë një natë me fat për Simone Verdin, i cili pritet të debutojë.
Top katërshja e sulmit pritet të jetë e ndërtuar nga Antonio Candreva, Eder, Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne.
Shqipëria e Christian Panuccit në këtë takim do të ketë shumë fytyra familjare për italianët, pasi nga minuta e parë pritet të luajnë Etrit Berisha (portier te Atalanta), Elseid Hysaj (Napoli), Arlind Ajeti (Torino) dhe Ledian Memushaj (Benevento).
Në këtë sfidë pritet të rikthehet Ansi Agolli, i cili nuk ka luajtur që nga 27 shtatori për shkak të lëndimit. Pra, që nga takimi kur Qarabag humbi 2-1 nga Roma në Ligën e Kampionëve, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ajeti, Veseli, Agolli; Kace, Memushaj, Latifi; Xhaka, Sadiku, Balliu.
Italia: Buffon; Darmian, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Parolo, Gagliardini; Candreva, Immobile, Eder, Insigne.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...