Dashi-Bashkëpunimi ne jetën tuaj ne çift do jete shume i madh gjate kësaj dite. Askush dhe asgjë nuk do iu pengoje te ecni përpara dhe te mendoni me pozitivizëm. Beqaret nuk duhet te trishtohen nëse nuk do e krijojnë menjëherë një lidhje. Rëndësi ka qe sot ata do hedhin hapat e para drejt saj. Nëse kohet e fundit jeni treguar te arsyeshëm me financat, situata nuk do jete problematike.
Demi-Mos bëni gabimin t’i premtoni partnerit gjera te cilat nuk mund t’i plotësoni dot sepse jo vetëm ai, por edhe ju do mërziteni pa mase. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do e bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Për financat dita do jete e shkëlqyer. Do keni mundësi te kryeni shpenzimet e domosdoshme dhe te mblidhni disa para.
Binjaket-Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për jetën sentimentale te çifteve. Marrëdhënia me partnerin do jete me e mire sesa ju mendonit dhe kënaqësitë qe do përjetoni do jete te pafundme. Beqaret do kërkojnë lidhje ne fshehtësi dhe do ia dalin mbanë t’i gjejnë. Financat nuk priten te përbejnë as problemin me te vogël. Përfitoni nga ky fakt për te kryer transaksione.
Gaforrja-Nëse çiftet kane kohe qe janë ne kërkim te harmonisë ne çift, sot nuk ehte koha e duhur. Do debatoni me partnerin mbi disa tema delikate dhe nuk do jeni aspak te qete. Beqaret do ndikohen negativisht nga yjet dhe nuk do kenë fat te gjejnë personin ideal. Duhet ende te bëjnë durim. Ne planin financiar matuni mire para se te kryeni çdo lloj investimi.
Luani-Venusi, përendesha e dashurisë do iu mbroje gjate gjithë ditës sot ju te dashuruarve. Do ia kaloni me se miri pranë partnerit, madje do diskutoni edhe për te ardhmen se bashku. Beqaret nga ana tjetër do takojnë persona fantastike me te cilat do iu vleje te krijohet një lidhje. Ne planin financiar duhet te mos shpenzoni kuturu sepse nuk është momenti i duhur.
Virgjeresha-Nëse keni një lidhje me një person qe nuk është i lire, do bënit mire te ndaheshit dhe te mendonit për te ardhmen. Ju jeni shume te veçante dhe kushdo do dëshironte t’iu kishte ne krah. Beqaret do kenë shume mundësi te realizojnë takimin e shumëpritur. Përfitoni! Financat do jene te paqëndrueshme prandaj bëni kujdes mos kryeni shpenzime me shume sesa duhet.
Peshorja-Venusi do jete i pozicionuar me se miri ne sektorin tuaj te dashurisë. Marrëdhënia me partnerin do jete edhe me e ngrohte se kohet e fundit. Beqaret do hapin një faqe te re ne jetën e tyre. Ka shume gjasa qe një person mjaft serioz te behet pjese e jetës se tyre. Financat do kenë here pas here disa probleme sidomos për shkak te huave qe keni marre.
Akrepi-Dielli do ua qartësojë edhe me tepër idetë sot dhe do e dini mire çfarë te bëni ne lidhjen qe keni krijuar. Do sqaroni edhe ndonjë mosmarrëveshje te vogël qe keni pasur. Beqaret nuk duhet te flirtojnë me cilindo qe do iu dale sepse do krijojnë një opinion te keq mbi veten. Ne planin financiar situata do jete përgjithësisht mjafte qëndrueshme. Do jeni te qete ne këtë sektor.
Shigjetari-Do jeni te vendosur te sqaroni çdo keqkuptim qe keni pasur me partnerin tuaj ne mënyrë qe te ndiheni edhe me te qete. Edhe ai nga ana e tij do tregohet me i kuptueshëm. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe te mos ëndërrojnë me shume sesa duhet. Ne planin financiar duhet te përballeni me problemet dhe jo t’i anashkaloni ato. Vetëm kështu do ia dilni.
Bricjapi-Çdo gjë do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni me një shikim me partnerin tuaj dhe dita do te jete me e bukur. Beqaret do jene te drejtpërdrejtë me personat qe do pëlqejnë dhe do ua shprehin atyre pëlqimin. Ekuilibri financiar do jete i qëndrueshëm, megjithatë kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te dëshironi. Tregohuni te matur.
Ujori-Dite mjaft interesante dhe e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme për jetën ne çift. Do i merrni me pozitivizëm kritikat qe do iu beje partneri sepse ju e dini mire qe ai iu do te mirën. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te personit ideal dhe do e lënë pas dore jetën shoqërore. Nëse merrni disa masa strikte ne planin financiar nuk do keni asnjë problem.
Peshqit-Edhe pengesa me e vogël qe mund t’iu dale sot ne jetën tuaj ne çift do iu alarmoje. Mos reagoni aq keq sepse ne te vërtetë jeta është e mbushur me vështirësi dhe me i fituari është ai qe nuk dorëzohet lehte. Beqaret as sot nuk do e gjejnë dashurinë e shumëpritur. Financat ne përgjithësi do jene te mira megjithatë duhet te vazhdoni te tregoheni te kursyer me shpenzimet.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...