Vazhdon fushata, aktivitetet e partive politike për sot

07:50 | 9 Tetor 2017
Arbresh.info

Vazhdon edhe sot fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Këto janë aktivitetet elektorale të partive politike për sot:

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, mban konferencë për medie rreth zvarritjes mbi katërvjeçare të punimeve për renovimin e platesë në Dardani. (Kurriz, Dardani, ora 11:00)

Qendra Rinore në Rahovec, do të organizojë debat me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosvës, për kryetar Komune në Rahovec, Idriz Vehapi. (Qendra Rinore SHL-K, në Rahovec, ora 12:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton organizaten e veteranëve. (Dega e organizate në Prishtinë, ora 11:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton shoqaten e Invalidëve të Luftës. (Objekti i shoqatës, ora 11:30)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu  viziton shoqaten e Familjeve të Dëshmorëve. (Objekti i shoqatës te Procredit – kati 3, ora 12:00)

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do ta vizitojë Arkivën e qytetit. (Objekti i Arivës, ora 14:00)

Parita Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Deçan. (Restoranti “Iliria”, Deçan, ora 14:00)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, viziton Sindikaten e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. (Mensa e Studentëve, ora 14:30)

Parita Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë, ora 16:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu  viziton Lagja e Spitalit. (Nëndega e aak-së te rruga Bora 17:00)

Parita Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Junik. (Hoteli Gjeravica në Junik, ora  18:00)

Aleanca Kosova e Re mban tubim zgjedhor në Suharekë. (Shtëpia e Kulturës, “Ukë Bytyqi”, ora 18:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Pejës, Bashkim Nurboja, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Pejën. (Restorant “Univers”, ora 19:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme